Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdes ndaj prindërve!

www.perlatmuslimane.com

Ka’b ibn Uxhra -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ tha: ’Afrohuni te minberi.’ Ne u afruam, dhe kur ai u ngjit në shkallën e parë, tha: ’Amin.’ Kur u ngjit në shkallën e dytë, tha: ’Amin.’ Kur u ngjit në shkallën e tretë, tha: ’Amin.’ Pasi zbriti, ne i thamë: ”O i dërguari i Allahut, sot dëgjuam prej teje diçka që nuk e kemi dëgjuar më parë.”

Ai ﷺ tha: ”Më erdhi Xhibrili dhe tha: ‘Larg mëshirës së Allahut qoftë ai që e arrin Ramazanin dhe nuk i falen mëkatet. Thuaj: Amin.”

Dhe unë thashë: “Amin.”

Xhibrili tha: “Larg mëshirës së Allahut qoftë ai që kur përmendet emri yt, nuk dërgon salavate për ty. Thuaj: Amin.”

Unë thashë: “Amin.”

Kur u ngjita në shkallën e tretë.

Xhibrili tha: “Larg mëshirës së Allahut qoftë ai që i arrin prindërit e tij në pleqëri dhe nuk përfiton nga mundësia që ata të bëhen shkak që ai të hyjë në xhenet përmes sjelljes së tij të mirë ndaj tyre. Thuaj: Amin.”

Unë thashë: “Amin.”

Transmeton Bukhari, Muslimi, Tirmidhi dhe Ibn Maxheh.

Shpërndaje: