Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdes nga bërja tekfir

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kaulul-Mufid (2/162-163)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Njeriu duhet ta ketë frikë Allahun ‘Azze ue Xhel kur është fjala për tekfir (të konsideruarit e dikujt jomyslimanë). Çështja e tekfirit nuk është çështje e lehtë. Nëse njeriu del nga feja, është e lejueshme për ta vrarë dhe për t’i marrë pasurinë e tij.

Veprat e tij nuk pranohen tek Allahu. Namazi i xhenazes nuk duhet që t’i falet, nuk duhet të varroset në varret e myslimanëve dhe gruaja duhet të ndahet prej tij. Të gjithë i din vendimet e mosbesimit. Prandaj, ne duhet ta kemi frikë Allahun ‘Azze ue Xhel kur është fjala për të bërë tekfir mbi njerëzit.

Gjithashtu është e detyrueshme për ne që të mos kemi frikë që të bëjmë tekfir mbi atë të cilin Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë bërë tekfir. Por, këtu duhet të bëjmë dallimin midis tekfirit të një individi të caktuar dhe tekfirit i formës së përgjithshme. Për të bërë tekfir mbi një individ të caktuar, duhet që të jenë prezent dy faktorë:

1 – Që të jetë e vërtetë se marrja e një hapi të tillë (veprimi nga ai) është kufër (mosbesim).

2 – Kushtet e të bërit dikë tekfir duhet të përputhen tek personi në fjalë. E prej kushteve më të rëndësishme është dituria e atij personi, se ai veprim i bërë është kufër. Nëse ai është jo i ditur në lidhje me gjykimin për atë vepër, ne nuk e bëjnë atë tekfir.

Në lidhje me këtë, kur dijetarët flasin për ekzekutimin e dënimit ndaj kryesit të veprës penale (dënimi me vdekje, prerja e dorës etj.), është se ai duhet të ketë dituri se veprimi i tillë është i ndaluar.

Kjo ka të bëjë me ndëshkimin për vepër penale e jo me kufirin ndaj dikujt (gjë e cila meriton dënim me vdekje)!

Nëse dikush do të bënte zina pa e ditur se veprimi i tillë është haram, a duhet të dënohet për këtë? Jo, ai nuk duhet të dënohet edhe në qoftë se ai ka qenë i martuar. Ai as nuk duhet të gurëzohet e as të rrahet me kamxhik.

Nëse kjo rregull vlen për ekzekutimin e dënimeve për vepra penale, dënime që kanë për qëllim vetëdijesimin e njeriut, ai nuk dënohet përderisa ai të mos ketë dituri se veprimi i kryer është haram. E njëjta gjë vlen edhe kur kemi të bëjmë me tekfirin.

Një person mund të bie në kufër, sepse ai është injorant dhe nuk e di. Kur ti e këshillon atë, ai të falënderon për dhe e braktis atë vepër. A mund të bëjmë tekfir mbi të?

Jo, ne nuk e bëjmë tekfir këtë.

Shpërndaje: