Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdes nga kush kërkon fetva sepse dijetarët janë të pakët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Dijetarët janë të njohur. Jo çdo njeri që ka një diplomë universiteti, dhe dinë përmendësh hadithe dhe ajete Kuranore, e lexon libra është dijetar. Dijetarët janë të njohur në mesin e njerëzve. Mirëpo shumë njerëz duan vetëm atë që i përshtatet atyre. Ai kërkon atë që i përshtatet atij edhe nëse ai është nga më injorantët apo nga njerëzit më të devijuar.

Gjëja më e rëndësishme për disa është që ai të pyes atë që i pështatet atij dhe epshit të tij. Ky është shumë rrezik i madhë në ditët e sotshme, kur dijetarët janë të pakët, ndërsa të shumtë janë ata që lexojnë.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Allahu nuk do ta merr këtë dituri duke tëhequr atë nga gjokset e burrave. Dituria tërheqet me vdekjen e dijetarëve. Derisa nuk do të mbetet asnjë dijetar, njerëzit marrin për dijetarë injorant të cilët do të japin fetva pa patur dije, do të devijojnë vetveten dhe të tjerët.

Nuk ndodhë asgjë vetëmse me lejen e Allahut. Ne kemi frikë se kjo po ndodhë në ditët e sotit.

Prandaj ne duhet të jemi vigjilentë, të frikësohemi dhe të kemi vëmendjen. Ne duhet të zgjedhim dijetarët dhe të besueshmit prej të cilëve jetojnë në ditët e sotit me të gjitha mundësitë. Dijetarët e hershëm kanë vdekur. Por ju duhet të përqendroheni tek më të mirët të cilët janë ende gjallë. I lutemi Allahut që të na ndihmojë neve dhe juve për të kuptuar të vërteten dhe të punojmë me të.

Shpërndaje: