Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Burimi: https://youtu.be/Q29VVQViTOU
Përktheu: Valdet Gashi
Allahu ju shpërbleftë me të mira. Cila është këshilla juaj për ata që janë të varur nga përdorimi i komunikimeve në mediat sociale, saqë ato e kanë larguar atë nga fëmijët e tij dhe nga përmbushja e detyrave të tij?
Merreni këtë parim o vëllezër!
Çdo gjë që ju largon ose ju distrahon nga vaxhibi (obligimi) është e ndaluar dhe çdo gjë që ju largon nga diçka e pëlqyeshme është mekruh (e papëlqyer).
Pra, nëse një person merret me mediat sociale në mënyrë që i humb vaxhibet e tij të detyrueshme islame dhe ai nuk kujdeset për edukimin e tyre, as nuk i përmbush detyrat e tij, por sot edhe këta punëtorë në zyrat e tyre janë zënë me këto komunikime
Konsulenti vjen dhe qëndron pranë zyrës, ndërsa ky punonjës është i zënë me celularin e tij, ndoshta njeriu qëndroi aty për 5 ose 10 minuta ndërsa ky punonjës luan.
Dikush më tha: “Unë shkova dhe qëndrova tek kjo zyre derisa punonjësi shkruante në telefon.”
Ai i tha: “Prit 2 ose 3 minuta.”
I thashë: “Vëllai im, unë kam nevojë për ju!”
Ai tha: “A nuk po e sheh se unë jam i zënë?”
Ai lë një detyrim gjatë përdorimit të këtyre (formave) të komunikimit, ai po dërgon dhe merr, dhe lexon mesazhe etj..
Nëse puna që të bënë të shpie që të braktisësh një vaxhib, atëherë puna që është shkak që të braktisësh vaxhibin bëhet e ndaluar, e nëse të largon nga diçka e pëlqyeshme..
O vëllezër! Sot, disa njerëz, nëse u thoni atyre, sa keni lexuar sot nga Kur’ani?
Ai thotë: Pasha Allahun sot nuk kam lexuar asgjë.
Kur është hera e fundit që lexove Kur’anin? Ai thotë të premten kam lexuar diçka nga Kur’ani.
Pse nuk lexon o vëllai im? Ai thotë: Nuk kam kohë!
Nëse llogarisim kohën që njerëzit kanë kaluar në mediat sociale këto ditë, unë them nëse ata të kishin lënë gjysmën e asaj kohe, ata do të mund të lexonin 5 xhuze të Kur’anit në ditë, dhe nëse kjo shpie në haram (diçka të ndaluar), atëherë kjo është një e keqe e madhe
Kur një person shikon ato gjëra që Allahu i ka ndaluar, nga fotografitë të cilat janë të palejueshme dhe bisedat e pa hijshme dhe komunikimi me femrat e huaja -Allahu na ruajt nga kjo-.
Kjo pa dyshim është padrejtësi ndaj vetes dhe një e keqe e madhe.
Prandaj, vëllezër, them se me siguri në këto forma të komunikimit ka shumë të mira
Ajo të afron me atë që është larg, dhe një person është në gjendje të lexojë libra, të shohë lajmet dhe të ketë lidhje me njerëzit.
Sidoqoftë ne duhet ta drejtojmë përdorimin e tyre dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë ndaj haramit në të, sepse me të vërtetë Allahu na sheh dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që mos të na iki një vaxhib (detyrim) për shkak të tij dhe të mos e teprojmë në përdorimin e tij.
O vëllezër! Unë jam i informuar se njerëzit që banojnë në një shtëpi, nuk rrinë së bashku.
Fëmijët janë të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet Whats App-it dhe të ngjashme me të.
Ky është në një dhomë dhe ai në një dhomë, dhe ata janë në një shtëpi!
Ata nuk takohen, ose mblidhen me njëri-tjetrin.
Nëse njëri prej tyre duhet të kërkojë diçka nga vëllai i tij, ai i dërgon atij një mesazh, ndërsa ai është në dhomën e tij.
Edhe burri dhe gruaja mblidhen në një vend.
Ai thotë se “kjo kohë është për shtëpinë, unë nuk po largohem”. Por gjatë gjithë kohës ai merret me celularë, dhe ajo është në celularin e saj.
Zemrat janë larguar! Për shkak të përdorimit të tepruar të këtyre (metodave) të komunikimit.
Unë them se ato nuk ndalohen, dhe të përdorni atë mirësi në të, megjithatë ne duhet të udhëzojmë (përdorimin tonë) të tij.
Më pëlqeu mua, (ndodhia) e një gruaje të moshuar, fëmijët e të cilës e kishin zakon ta vizitonin atë, por kur e pa se sa herë që vinin fëmijët e saj, të gjithë ishin të zënë me celularët e tyre ose duke kontrolluar nëse ju ka ardhur ndonjë mesazh ose duke shkruar, kështu që ajo vendosi një shportë pranë derës dhe ajo tha: Kushdo që dëshiron të hyjë në shtëpinë time, atëherë ai duhet të vendosë celularin e tij këtu, ai hyn për mua, ulet me mua dhe flet me vëllezërit e tij. Dhe kur të largohet ai e merr celularin e tij dhe kjo është diçka që është e vërtetë, kështu që Allahu e shpërbleftë pyetësin me mirësi për këtë këshillë që është e dobishme për ne që t’i kushtojmë vëmendje .