Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdes nga ushqimi i tepërt

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Barku është shtëpi e çdo sëmundjeje, ndërsa maturia (ndalimi) është koka e çdo ilaçi, andaj përvetësojeni këtë gjë.” Buhariu.

”Njeriu nuk ka mbushur asnjëherë enë më të keqe sesa lukthin e tij. Për këtë arsye është e mjaftueshme që bijtë e Ademit ta shuajnë urinë me disa kafshata sa për t’u forcuar. Nëse duhet ngrënë, atëherë duhet rezervuar një të tretën e lukthit për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për frymëmarrje.”(Ahmedi, 4/132, Tirmidhi nr 1318 dhe Ibn Maxhe nr 3349).

es-Sujuti në librin e tij “Mjekësia Profetike” ka thënë:

”Kërko nga Allahu falje dhe shëndet. Pas sigurisë në fe, nuk ka asgjë më të mirë që i është dhuruar njeriut se sa shëndeti i mirë.” Nesaiu.

”Për Allahun e Madhërishëm, nuk ka lutje më të mirë se sa lutja për shëndet të mirë.” Tirmidhiu

Thuhet se janë nga thëniet e urta të Davudit alejhi selam:

”Shëndeti është mbretëri e fshehtë.”

”Shëndeti është kurorë në kokat e shëndetshmëve, vlerën e të cilit dinë ta çmojnë vetëm të sëmurët.”

”Shëndeti është pasuria që nuk shihet.” 

Ebu-Derda (radija Allahu anhu) ka thënë:

”Shëndeti është pasuria e trupit.”

(Xhemi-ul-Ulum uel-Hikam, faqe. 297)

Uthman bin Za’ideh (rahimehullah) ka thënë: ”Sufjan eth-Theuri më shkroi një porosi:

”Nëse dëshiron një trup të shëndetshëm dhe të flesh pak, duhet të hash pak.”

(Xhamiul-Ulum uel-Hikem, faqe 519).

Ibn Rexheb (rahimehullah) ka thënë:

”Disa dijetarë e kishin mendimin se, njeriu me peshë të tepërt duhet të caktojë një periudhë kohore për të humbur peshën e tepërt.”

(Xhamiul-Ulum uel-Hikem, faqe. 519).

Malik bin Dinar (rahimehullah) ka thënë:

”Besimtari nuk duhet ta lë barkun e tij të jetë shqetësimi i tij kryesor, e as nuk duhet të mbi-sundohet nga epshi.”

(Xhemi-ul-Ulum uel-Hikam, faqe. 518)

El-Meruezi (rahimehullah) ka thënë:

”E pyeta Ahmedin nëse njeriu mund të jetë i ngopur dhe njëkohësisht të ketë zemrën e butë.

Ai tha: ‘Unë nuk mendoj që është e mundur’.”

(Xhamiul-Ulum uel-Hikem, faqe 518.)

Ibn Rexheb (rahimehullah) ka thënë:

”Ushqimi i paktë e zbutë zemrën, e bën njeriun më të kuptueshëm dhe më të përulur; ndërsa e dobëson epshin dhe zemërimin. Kurse ushqimi i tepërt shkakton të kundërtën e atyre që i cekëm më lartë.” (Xhamiul-Ulum uel-Hikem, faqe. 518)

Ebu-Derda (radija Allahu anh) ka thënë:

”Po ju shoh të dhënë pas ushqimit dhe të ngopur ndaj diturisë!” (Xhami Bejan-il-Ilm 1/305)

Suhnun et-Tanukhi (rahimehullah) ka thënë:

”Dituria nuk është për atë i cili ngopet me ushqim dhe kalon kohën e tij duke larë rroba.” (Xhami Bejan-il-Ilm 1/195)

Shpërndaje: