Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
Burimi: https://youtu.be/e7SGvTgyHW8
www.perlatmuslimane.com
Nëse prindërit nuk i edukojnë fëmijët kur ata janë të vegjël, atëherë si u kërkojnë atyre që ata të sillen mirë ndaj tyre kur ata të arrin moshën e pleqërisë dhe të kenë nevojë për këtë? Kijeni frikë Allahun – o robër të Allahut – Mbani përgjegjësinë ndaj fëmijëve tuaj!
Sprovat sot, sikurse ju të gjithë e dini, rrëmbejnë fëmijët tuaj ndërsa ata janë në rrugë, në vendet ku mblidhen dhe në çdo vend. Ka nga ata i rrëmbejnë fëmijët me qëllim që të përhapin në mesin e tyre alkoolin, gjërat dehëse, drogën. Prej tyre i rrëmbejnë me qëllim që t’ua prishin moralin. Disa nga ata i rrëmbejnë me qëllim që t’ua prishin fenë e tyre, të mbjellin në ta ateizmin, të mbjellin në ta ateizmin dhe daljen nga feja.
Duke qenë ata në mes të këtyre rrymave, nëse neglizhohen do shkojnë me këto rryma, e nëse kontrollohen dhe përcillen nga babai i tyre, konkretisht nga babai, sepse babai është i fuqishmi. Nëse babai i kontrollon dhe i ruan ata dhe i largon nga këto rreziqe, atëherë Allahu do ta ndihmojë dhe do t’i jap sukses në rrugën e saktë. Kurse nëse i neglizhon, atëherë ai veçse ka humbur emanetin (përgjegjësinë) e tij që ia ka ngarkuar Allahu.
Disa prej jush do të thonë: ”Fetaria (e njeriut) është në dorën e Allahut!” Ne themi: Po, fetaria (e njeriut) është në dorën e Allahut, (sepse Allahu thotë):
“Në të vërtetë ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon atë që Ai do.” 28:56
Ndërsa ti je i obliguar që t’i çosh shkaqet në vend, ndërsa fetaria është në dorën e Allahut, por ti duhet t’i çosh shkaqet në vend të cilat Allahu t’i ka dhënë për detyrë dhe t’i ka obliguar të veprosh me to. A i ke kryer ato, a i ke kryer detyrat që duhet t’i kryesh, apo e dëshiron fetarinë pa i marrë shkaqet. Nuk ndodh kjo. Çështjet janë të lidhura me shkaqet e tyre, me suksesin e Allahut (te ala).
Nëse ke neglizhuar dhe nuk i ke vepruar shkaqet, atëherë ti je përgjegjës para Allahut (subhanehu ue te ala) për përgjegjësinë që të është dhënë. Do të kërkoj llogari fëmija yt në ditën e kijametit, sepse ishe neglizhent ndaj tij kur ai ishte i vogël dhe nuk e kreve përgjegjësinë tënde që pate. Kijeni frikë Allahun – o robër të Allahut – dhe ruani fëmijët tuaj.