Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)
Burimi: Sherh Thelathetil-Usul, fq. 115-116
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Disa muslimanë emigrojnë në Evropë, në Amerikë apo në vendet lindore, që të jetojnë të vetëm në mesin e kufarëve. Nuk kanë mundësi që t’i shfaqin ritualet e tyre fetare. Ka prej tyre, sikurse na kanë treguar, që detyrohen të braktisin namazin e drekës dhe të ikindisë, dhe bashkojnë të gjitha namazet e ditës së bashku gjatë natës ngase nuk janë në gjendje që t’i falin ato gjatë ditës apo në kohën e vet! Madje, gjendja shkon deri në atë masë sa që e braktisin namazin e xhumasë plotësisht sepse dita e tyre e pushimit është dita e diel, ndërsa dita e xhuma është ditë pune.
Në ato vende, muslimani detyrohet t’i bindet shefit të kompanisë “Gjorgjit”. Abdurr-Rrahmani i bindet Gjorgjit! Gjorgji i thotë atij se tek ne dita e diel është ditë pushimi e jo dita e xhuma, prandaj nëse do puno tek ne e nëse do mos puno.
Jeta atje është jetë shtazore, qëllimi i së cilës është vetëm ushqimi, pijet dhe marrëdhëniet intime. Ata nuk kanë asgjë tjetër pos kësaj. Ai e braktis fenë e tij. Një jetë e tillë nuk është e lejuar. Secili që është sprovuar me një emigrim të tillë, ai jeton në mesin e kufarëve i nënçmuar, i harruar, pa fuqinë Islame.
وَلِلَّهِ الْعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِ وَلِلْمُؤْمِنِينَ
“Por e tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve.” 63:8
Ai jeton aty duke e harruar këtë. Jeton nën udhëheqjen e Gjorgjit, duke iu shtirur atij, duke ulur kokën para tij dhe duke thënë:
”O zotëria im, o zotëria im!”
Për të marr një ditë pushim dhe Gjorgji nuk i përgjigjet.
Jeta e tillë është e ndaluar! Është e ndaluar për muslimanin që të jetuar një jetë të tillë në vendet kufare.