Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdesi dhe akika për fëmijën jolegjitim

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/4121

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A i lejohet nënës të bëjë akika për djalin e saj i cili ka lindur nga zinaja? A ka ai të drejtë të mirëmbajtjes?”

Përgjigje: “Po, i lejohet asaj të bëjë akika për të dhe një gjë e tillë rekomandohet. Ajo duhet gjithashtu ta mirëmbajë atë nëse ka mundësi. Në qoftë se ajo nuk mund ta bëjë atë, ajo duhet t’ia lë kujdesjen e fëmijës çerdheve dhe autoriteteve përkatëse. Ajo është e obliguar që ta edukojë atë dhe të pendohet tek Allahu për atë që ajo ka bërë. Dhe nuk duhet harruar se fëmija është i saj.

Ndërsa në lidhje me burrin i cili ka bërë zina me të, ai obligohet poashtu që të pendohet. Ai nuk është i detyruar të mirëmbajë fëmijën. Ky nuk është djali i tij, sepse është një fëmijë i lindur nga zinaja, prandaj po e përsëris: ai duhet penduar, dhe fëmiu është i nënës dhe ajo e ka obligim mirëmbajtjen e tij.”

Shpërndaje: