Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdesi ndaj objekteve qeveritare/shtetërore

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është obligim për myslimanët që t’i respektojnë objektet qeveritare, të kujdesen për to dhe të sigurohen në zhvillimin e tyre. Atëherë, çfarë të thuhet në lidhje me ata që shkatërrojnë objektet shtetërore, me anë të eksplozivëve apo në forma të tjera?

As xhamitë më nuk janë të sigurta prej tyre. Ata i godasin dhe hedhin bomba mbi to. Ata vrasin njerëz nëpër xhami. Ata hedhin në erë objektet dhe ndërtesat e tyre. Dhe e gjithë kjo bëhet duke pretenduar se kjo është xhihad në rrugë të Allahut dhe se ata janë muxhahida.

Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe t’i paralajmërojmë ata që janë mashtruar nga këta që mendojnë se kjo me të vërtetë është nga xhihadi dhe se është vepër fisnike (ndërsa ajo absolutisht nuk është). Vepra të tilla, në fakt janë shkatërrim dhe Allahu nuk i do ata që bëjnë shkatërrime. Për më tepër, aty mbyten njerëz të pafajshëm. Mbyten njerëz, të cilët ka ndaluar Allahu që të vriten pa të drejtë. Ata e bëjnë këtë mëkat e pastaj mund të bëjnë edhe vetvrasje. Ata hedhin veten e tyre në ajër dhe thonë se kjo është shehidllëk. Si mund që një vetëvrasës të jetë shehid kur i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka treguar se vetëvrasësi është në Zjarr? Ndërsa Allahu (xhela ue ala) thotë:

وَلاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ إِنَّ اللّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا {29} وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ عُدْوَانًا وَظُلْمًا فَسَوْفَ نُصْلِيهِ نَارًا وَكَانَ ذَلِكَ عَلَى اللّهِ يَسِيرًا

“Mos e vritni veten! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju. Kushdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.” 4:29-30

 I dërguari në një hadith autentik thotë:

من قتل نفسه بالسم فسمه في يده تحساه في نار جهنم ، من قتل نفسه بحديدة ، فحديدته في يده يجؤ بها في نار جهنم ، و من تردى نفسه من جبل فقتل نفسه تردى في جهنم

“Kushdo që vret veten e tij duke pirë helm, helmi do të jetë në dorën e tij dhe do ta pijë atë në Xhehenem ku do të jetë përgjithmonë. Kushdo që e vret veten e tij me një armë prej hekuri, atëherë ajo do të jetë në dorën e tij dhe ai do të godasë stomakun e tij ndërsa do të jetojë përgjithmonë në Zjarr. Kushdo që e vret veten e tij duke u hedhur nga mali, atëherë  ai do të jetë në Zjarrin e Xhehenemit duke e hedhur veten e tij në të, dhe do të jetojë në të përgjithmonë.”

Vetëvrasësi bën një mëkat të madh, andaj si mund  të thuhet se ai është shehid?! Personi i tillë meriton dënimin me Zjarr, si mund të themi se ai do të hyj në xhenet, kur dihet se i dërguari i Allahut ka lajmëruar se ai do të jetë në zjarr?!

Ndërsa Allahu, shehidllëkun e ka bërë për atë që vritet në rrugën e Tij. Pra, sepse personi i tillë vritet, thotë Allahu:

وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ

“Mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.” 3:169

Dhe thotë Allahu:

وَلاَ تَقُولُواْ لِمَنْ يُقْتَلُ فِي سَبيلِ اللّهِ أَمْوَاتٌ بَلْ أَحْيَاء وَلَكِن لاَّ تَشْعُرُونَ

“Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e Allahut se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!” 2:154

Shehid është ai i cili vritet në xhihad nën flamurin e myslimanëve, ai është shehid. Ai i cili është vrarë nga armiku. Ndërsa ai i cili vret veten e tij qëllimisht, ai ka bërë një mëkat të madh dhe rrezikon të përfundoj në Zjarr. Kur i dërguari është pyetur në lidhje me personin i cili lufton për të treguar guximin, trimërinë se cila prej tyre konsiderohet për hir të Allahut? Ai tha:

من قاتل لتكون كلمة الله هي العليا فهو في سبيل الله

“Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai lufton në rrugë të Allahut.” [Buhariu, 6/21,22]

Çështja duhet t’i referohet Fjalës së Allahut dhe të dërguarit të Tij , e jo pikëpamjeve devijuese e shkatërruese të njerëzve që ua ndryshojnë pikëpamjet e njerëzve me këto ideologji të prishura. Prandaj, shkatërrimi i administratave dhe objekteve të shtetit madje edhe xhamitë nuk shpëtuan, kjo tregon se ku janë ata dhe xhihadi i vërtetë në rrugën e Allahut.

Nëse dikush meriton të mallkohet për arsye se ka urinuar në rrugë ose nën hijen e një peme, atëherë shtrohet pyetja se si është çështja nëse dikush shpërthen në një ndërtesë me njerëz?! Këta njerëz janë të obliguar që të pendohen te Allahu (azza ue xhel) dhe të shohin dallimin mes mikut dhe armikut, dhe të mësojnë dituri të dobishme me të cilën Allahu i udhëzon ata në rrugën e drejtë. Dhe nuk duhet të marrin dije nga njerëzit të lajthitur.

Shpërndaje: