Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdesi që kërkohet ndaj xhamive

Imam Salih el-Feuzan bin el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللّهِ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاَةَ وَآتَى الزَّكَاةَ

“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Fundit e që e falë namazin, jep zekatin …” 9:18

Këta janë njerëzit e xhamisë dhe janë ata përgjegjësit dhe të besueshmit e xhamive. Jobesimtarët dhe bidatçinjtë nuk duhet të jenë përgjegjës për xhamitë. Përkundrazi, (përgjegjës për to) duhet të jenë pasuesit e imanit, teuhidit dhe akides së shëndoshë. Gjithashtu, ata i mbrojnë xhamitë nga gjëra të cilat nuk janë të duhura të ndodhin në xhami dhe më të mëdha nga këto janë risitë, gjërat e shpikura dhe shirku. Pra, është e obligueshme për t’i dëbuar nga xhamia bidatçinjtë, mistikët dhe idhujtarët. Nuk është e lejueshme për t’ia mundësuar atyre që të jenë përgjegjës (mbi xhamitë) dhe që ata t’i bëjnë bidatet e tyre, mangësitë dhe shirkun në xhami.

مَا كَانَ لِلْمُشْرِكِينَ أَن يَعْمُرُواْ مَسَاجِدَ الله شَاهِدِينَ

“Nuk u takon idhujtarëve që të përkujdesen për xhamitë e Allahut…” 9:17

Pra, është e detyrueshme për t’i parandaluar ata nga xhamitë duke i bërë ato (xhamitë) vetëm për përkujtimin dhe adhurimin e Allahut të vetëm.

وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

“Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun, kështu që mos lutni askë tjetër karshi Allahut!” 72:18

Pra, kjo është se si ju t’i ruani xhamitë. Kjo bëhet me teuhid, nënshtrim, adhurim dhe përkujtim të Allahut. Gjithashtu, xhamitë janë të mbrojtura nga ajo që nuk është e përshtatshme, të tilla si: fëlliqësitë dhe ndyrësitë, po ashtu ato janë të mbrojtura nga njerëzit e pamend dhe nga fëmijët që e bëjnë atë të papastër. Pra, ajo duhet të ruhet nga pështyma që mund të bëhet në të, e gjëra të tjera. Kjo është nga ajo që Allahu e ka ndaluar.”

Shpërndaje: