Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/711)
Përktheu: Valdet Gashi
368 – Profeti ﷺ ka thënë:
“Gruaja ka më shumë të drejtë për fëmijën përderisa ajo nuk martohet.”
Transmetuar nga Darakutni në “es-Sunen” (418) përmes el-Muthena bin es-Sabbah, nga Amr bin Shu’ajb, nga babai i tij, nga gjyshi i tij i cili tha:
“Një grua a paditi burrin e saj rreth fëmijës së saj, pas së cilës profeti ﷺ i tha: “Gruaja ka më shumë të drejtë për fëmijën përderisa ajo nuk martohet.”
Ibnul Kajimi ka thënë në “Zad-ul-Ma’ad”:
“Hadith dëshmon se në rast divorci, e ëma ka të drejtë të mbajë fëmijën përderisa nuk ka asnjë arsye që të mos i jep përparësi nënës ose ndonjë cilësi në fëmijën që i jep të drejtën e zgjedhjes. Për këtë nuk ka asnjë mospajtim. Kështu gjykoi kalifi i të dërguarit të Allahut ﷺ Umer bin el-Khatabi.”
Që mund të ketë shkaqe që anashkalojnë nënën do të thotë se kujdestari duhet të jetë musliman fetar. Zakonisht, kujdestari kujdeset për të edukuar në fenë e tij fëmijën e cila mund të bëhet e vështirë për të larguar nga fëmija kur të rritet. Ndoshta kujdestari ndryshon fenë e natyrshme të fëmijës me të cilin Allahu e ka krijuar në mënyrë që të mos kthehet kurrë në të. Profeti ﷺ ka thënë:
”Çdo fëmijë lind në natyrshmëri (Islam). Pastaj janë prindërit e tij që e bëjnë atë jehudi, nasrani apo adhurues të zjarrit. 1
Prandaj nuk duhet të besosh kurrë se kujdestari nuk e kthen fëmijën musliman në judaizëm apo nasrani (krishterim).
Fakti që mund të ketë karakteristika në fëmijë që i jep të drejtën e zgjedhjes, do të thotë se fëmija që posedon aftësi dalluese ka të drejtë të zgjedh tek cili prind të shkojnë. Kjo lëndë nuk ndikohet nga hadithi i tanishëm sepse Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tha:
“Profeti ﷺ e lejoi një djalë të zgjedhë mes babait dhe nënës së tij.”
Hadithi është autentik dhe i qartë në “el-Irua” (2254). Kushdo që dëshiron të thellohet më shumë në këtë temë, mund t’i referohet librit të Alameh Ibnul Kajimit, “Zad-ul-Ma’ad”.
1 Bukhari (4775) dhe Muslimi (2658).