Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdesu për të qenë në rreshtin e parë në namazin me xhemat

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

Burimi: https://m.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=YMGMCc1vLJ0
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Gjëja e parë vëllezër, falja e namazit me xhemat është mirësi e madhe dhe kush kujdeset për të arritur faljen e namazit me xhemat, kjo dëshmon se ka mirësi në të.

Prandaj i dërguari ka thënë:

“Vazhdimisht njeriu do të vonohet për në rreshtin e parë, derisa Allahu ta lëjë prapa në xhehenem.”

Që do të thotë, të vonuarit për të zënë fillimin e namazit me xhemat derisa ta vonojë Allahu. Kjo është autentike, kurse një tjetër transmetim që është autentik thotë:

“derisa ta vonojë Allahu (në xhehenem).”

Dijetarët kanë thënë se, nëse ai mësohet me të vonuarit për të arritur fillimin e namazit me xhemat, kjo çon që ai pastaj të vonohet edhe për të arritur fundin e namazit, pastaj vonohet në tërë namazin me xhemat, pastaj vonohet në të gjitha mirësitë.


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=4-DW6OlAdD0&feature=youtu.be

Shpërndaje: