“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kujt duhet t’i jepet testament ?

Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Meseil-ul-Imam Ahmed (3/1182)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1631 – E pyeta babanë tim (imam Ahmedin): Kujt mendon se duhet t’i lihet testamenti?

Ai u përgjigj: Para së gjithash të afërmve. Nëse ai nuk ka të afërm, duhet t’u lërë testament fqinjëve. Nëse mbetet diçka, ai duhet ta shpërndajë për lirimin e skllevërve, lirimin e të burgosurve, për haxh dhe bamirësi për pasardhësit e Muhaxhirëve dhe Ensarëve që jetojnë në Mekë dhe Medinë. Vërtet, ata mund të jetojnë më larg, por mendoj se është më shpërblyese t’u jepet atyre.

Shpërndaje: