Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujt duhet ti mësohen faktorët që janë anulues të besimit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/05081437.mp3

Ligjërata: Ahmijjatu Da´uat-il-Imam Muhammed bin Abdil-Vehab

Data e fetvas: 5-8-1437 ose 12-5-2016

Pyetje: ”Ne vërejmë se disa nxënës së dijes, së pari duan t’ua mësojnë fillestarëve faktorët që e anulojnë besimin, pa e ditur ata Teuhidin dhe dyshimet që lidhen me të. A nuk mendoni ju se nuk duhet që studentët e vegjël (në dije) të futen në këtë temë dhe nuk duhet t’i mësojë dikush tjetër pos dijetarëve të cilët kanë dije të thellë, që kuptojnë shprehjet dhe kontekstin e fjalëve të dijetarëve në mënyrë që të rinjtë të mos bien në tekfir?”

Përgjigje: ”Para së gjithash, mësimi duhet të fillohet me atë që është më e rëndësishmja. Së pari, ata duhet të mësojnë Teuhidin, edhe pse kjo bëhet në një mënyrë të shkurtër. Ata duhet të mësojnë Teuhidin para se të mësojnë faktorët që anulojnë besimin. Faktorët që anulojnë besimin nuk duhet t’i tregohen secilit, dhe sidomos jo sot kur tekfiri është përhapur. Këto duhet t’u tregohen nxënësve që i kanë hyrë dijes që kuptojnë dhe janë në gjendje për të kuptuar argumentet. Në qoftë se disa i dëgjojnë këto faktorë ata fillojnë të bëjnë tekfir mbi të gjithë njerëzit. Ato nuk duhet ti tregohen secilit. Këto duhet ti tregohen studentëve që i kanë hyrë dijes, pasiqë ata të kenë studiuar besimin dhe bazat e tij.”

Shpërndaje: