Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: el-Mughni (4/314)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Zekatul-fitri u jepet atyre që kanë të drejtë të marrin zekatin sepse edhe zekatul-fitri është lloj i zekatit. Kështu që ai u jepet atyre që ju takojnë edhe llojet e tjera të zekateve. Kjo përfshihet nga kuptimi parësorë i fjalëve të Allahut (te ala):
”Zekati u takon vetëm: të varfërve (që s’kanë fare), të ngratëve (nevojtarëve), punonjësve (që e tubojnë zekatin), atyre që duhen përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirimin nga robëria, për ata që janë në borxhe, luftëtarëve në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu është i Gjithëditur, më i Urti Gjithëgjykues.” 9:60
Prandaj nuk është e lejuar t’u jepet zekatul-fitri atyre që nuk u lejohet t’u jepet zekati. As nuk është e lejuar t’u jepet jehudëve dhe nasarave që jetojnë në mesin e muslimanëve. Këtë mendim e ka Maliku, el-Lejthi, esh-Shafei dhe Ebu Theuri. Ebu Hanife thotë megjithatë se është e lejuar (që zekatul-fitri t’u jepet edhe kufarëve). Amr bin Mejmun dhe Amr bin Sharhabil Ebu Mejserah el-Hamadani e kishin zakon t’ua jepnin atë murgjive. Ne Hanbelitë nuk e konsiderojnë të lejuar që t’i jepet zekatul-fitri dikujt tjetër përveç muslimanëve ashtu siç nuk i jepet zekati dikujt tjetër përveç muslimanëve.
Ibn-ul-Mundhir ka thënë: ”Dijetarët kanë konsensus se nuk është vepër e pranueshme që t’i jepet zekati në para jehudëve dhe nasarave që jetojnë në mesin e muslimanëve.