Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kukulla e vajzës ndalon hyrjen e engjujve në shtëpi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf_1431-07-22.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është gjykimi mbi blerjen e kukullave të sotme për vajzat në mënyrë që ato të lozin me to? A do të hyjnë engjëjt në shtëpinë time nëse unë blej një të tillë?”

Përgjigje: ”Imazhet nuk lejohen as të blihen, as të shiten e as të përdoren. Është e detyrueshme që ato të shkatërrohen. Kjo vlen për fëmijët dhe të rriturit. Mos i eduko fëmijët tuaj me imazhe. Mos e merr lehtë çështjen e imazheve. Mos i futë ato në shtëpinë tënde. Hadithi është i përgjithshëm:

”Engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë ose qen.”

Transmeton Bukhari (3322) dhe Muslimi (2106).

Hadithi është i përgjithshëm dhe vlen për të gjitha imazhet. Pra kjo nuk lejohet. Pastro shtëpinë tënde nga imazhet.”

Shpërndaje: