“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kukullat e sotme nuk janë si ato në të kohës së Aishes

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fataua el-Akideh, fq. 679-680

Mektebetus-Sunneh, 1412/1992

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Disa dijetarë nuk mendojnë se kukullat janë prej imazheve të ndaluara. A është e saktë kjo gjë apo jo?”

Përgjigje: “Më e drejtë është që kukullat të mos konsiderohen prej imazheve. Por çfarë kukulla janë këto për të cilat po flasim? Janë ato të cilat përdoreshin në kohët e hershme, e që nuk kanë pasur përshkrimin të detajuar të pjesëve të trupit. Kukullat më parë nuk kishin as sy, buzë apo hundë ashtu siç kanë sot.

Lejimi i përdorimit të kukullave, a është i përgjithshëm, duke që përfshirë edhe kukullat që përdoren në ditët e sotme apo jo? Kjo është një pyetje që duhet marrë parasysh.

Në lidhje me këtë themi: është më mirë për t’u shmangur nga këto imazhe që janë përhapur me të madhe dhe të mjaftohemi me ato që janë përdorur më herët.”

Shpërndaje: