Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: “Disa njerëz argumentojnë me fjalën e Profetit salAllahu alejhi ue selem:

”Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet.”
 
Ata thonë se kjo do të thotë se është e mjaftueshme që ta dishë një ajet, për ta treguar atë dhe në të njëjtën kohë të thërrasësh në Islam.”
 
Përgjigje: “Po! Është e vërtetë se hadithi është autentik:
 
”Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet.”
 
Kumtimi është dy lloje:
 
1 – Kumtimi i teksteve (të shpalljes). Nëse keni mësuar përmendësh një ajet apo një hadith, u´a mësonë atë të tjerëve. Lexoja atyre Kuranin dhe hadithet që i ke mësuar përmendësh pa i komentuar ato. Ky është lloji që përfshin vetëm kumtimin e teksteve (të shpalljes). Ti duhet t’i mësoshë njerëzit dhe ti bëshë ata që t’i mësojnë ato gjëra përmendësh. Kjo është pra kumtimi i teksteve (të shpalljes).
 
2 – Kumtimi i kuptimit (të shpalljes) dhe shpjegimi i teksteve. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë nga dikush tjetër vetëmse nga dijetarët.”

Shpërndaje: