Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kundërshtimi më i ulët ndaj legjislacionit islam

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (4/280-281)

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

17044 – I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Këto janë rroba të jomuslimanëve. Mos i vesh ato.”

Transmetuar nga Muslimi (6/144), Ahmedi (2/162) dhe Ibn Sad (4/265) përmes Hisham ed-Dastaua’i, nga Jahja Ebu Kethiri që ka thënë: Muhammed bin Ibrahim bin el-Harith më tregoi se Ibn Ma’dan e informoi atë që se Xhubejr bin Nufejr e informoi atë nga Abdullah bin Amr se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e pa atë të veshur me dy rroba me shafran dhe tha:

“Këto janë rroba të jomuslimanëve. Mos i vesh ato.”

Hadith argumenton se muslimanit nuk i lejohet të veshë rrobat e jomuslimanëve. Ka shumë hadithe në këtë temë. Unë kam mbledhur një numër të madh të tyre dhe i kam vënë në librin “Hixhab-ul-Mar’ah el-Muslimeh”. Prandaj, referojuni atyre, ato janë të dobishme, sidomos duke pasur parasysh se imitimi i  jomuslimanëve në rrobat dhe zakonet e tyre janë shpërndarë në të gjithë botën islame. Madje edhe ushtria në të gjitha vendet muslimane duhet ta zbatojnë këtë kur ata bartin kapele. Shumica e njerëzve nuk e vërejnë se ky është kundërshtimi më i ulët ndaj legjislacionit islam.

Shpërndaje: