Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kunuti bëhet kundër armikut

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/218)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Bërja kunut në namaze është e ligjësuar në rast të fatkeqësive, është më e konfirmuar të bëhet në namazin e sabahut dhe të akshamit. Fatkeqësitë janë armiku. Për shembull, profeti (salAllahu alejhi ue selem) e luti Allahun që t’u ndihmojë personave të dobët që ishin nën pushtet të armikut. Gjithashtu, profeti (salAllahu alejhi ue selem) u lut kundër atyre që i vranë sahabët afër pusit të quajtur Ma’unah.

Lidhur me bërjen kunut për të kërkuar furnizim prej Allahut, ky veprim nuk është transmetuar nga ndonjë prej Selefëve, unë nuk di që dikush ta ketë përmendur këtë.

Shpërndaje: