Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kunuti nuk duhet zgjatur më shumë se disa minuta

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Lika Ramadani Maftuh 19/9-1437

http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Assalamah%20Liqo%20%2019%20-9%20-%201437.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është transmetuar nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) se sa kohë duhet të zgjatë kunuti gjatë namazit të natës?”

Përgjigje: ”Ai nuk duhet të jetë aq i gjatë sikurse disa imamë e zgjasin atë; ata e zgjasin kunutin dhe e shkurtojnë namazin. Namazin e kalojnë duke e çukitur shpejt, por kur vjen puna për kunutin ata e zgjasin atë. Kjo bie në kundërshtim me Sunnetin. Kunuti përbëhet nga disa lutje të kufizuara dhe nuk zgjatë më shumë se disa minuta. Përveç kësaj kunuti është Sunnet dhe jo obligim. Nuk duhet shkurtuar namazin për shkak të kunutit.”

Shpërndaje: