Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Maxhid (31)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathyl%20majd%20-%2026%20-%2010%20-%201436.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është kupola mbi varrin e profetit (salAllahu alejhi ue selem) një kupolë shirku dhe e ndaluar?
Përgjigje: Jo, nuk është kupolë shirku. Aty nuk bëhet teberruk (nuk kërkohet bekim) nëpërmjet saj, nuk ka asnjë dogmë rreth saj, nuk bëhet tavaf rreth saj. Ajo është ndërtuar vetëm për ti bërë hije dhe për ta mbrojtur varrin. Është më mirë që ajo të mos ishte, por një nga pushtetarët e ndërtoi atë. Një pushtetar e ndërtoi atë dhe ai e bëri atë pa u konsultuar me dijetarët. Pra ajo erdhi si shkak i një pushtetari.