Alameh Muhamed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)
Burimi: Sherh Thalathet-il-Usul, fq. 111
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Në Kuran shkruan qartë se Kurani është me germat e tij fjalë e Allahut (Azze ue Xhel). Allahu (Te ala) ka thënë :
وَإِنْ أَحَدٌ مِّنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلاَمَ الله
”E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin).” 9:6
Fjala e Allahut është fjala e cila ua lexoi idhujtarvei dërguari i Allahut, në mënyrë që ata mund ta dëgjon atë. Është ky Kuran dhe formulimi i tij. Zëri që dëgjuan ata ishte zëri i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Zërat që ne e dëgjojmë sot, sikurse zëri i recituesve të Kuranit si zëri i el-Husarit dhe të tjerëve, janë zërat e lexuesve. Por fjala e lexuar dhe e dëgjuar është fjala e Allahut. Ajo që lexohet është fjala e Krijuesit dhe ajo që dëgjohet është zëri i lexuesit.
Kur ne themi se Kurani është fjalë e Allahut me germa dhe zë, ne nuk kemi për qëllim zërat e lexuesve të Kuranit nga lexuesit dhe imamët kur ata lexojnë Kurani, se ai është zëri i Allahut. Këta zëra janë zërat e lexuesve të Kuranit. Megjithatë, ajo që lexohet është fjala e Krijuesit.