Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (vdiq. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/59)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (Tebareke ue Te ala) thotë:
الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ
”Të cilët e besojnë të fshehtën…” 1
Lidhur me kuptimin e “gajb” (e fshehtë) në këtë kontekst, Selefët kanë mendime të ndryshme. Megjithatë, të gjitha janë korrekte, sepse të gjitha ato kuptime kthehen tek një kuptim i vetëm.
1. Ebu Xha’fer er-Rrazi transmeton nga Rebi bin Enes e ky nga Abdul-‘Alijah i cili në interpretimin e këtij ajeti thotë:
“Ata besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe Ditën e Fundit. Gjithashtu besojnë në Xhenetin, në Xhehenemin dhe takimin me Të. Ata besojnë në jetën pas vdekjes dhe besojnë në Ringjalljen.” E gjithë kjo është Gajb. Të njëjtën gjë e ka thënë Katade bin Di’amah.
2. Es-Suddi transmeton nga Ebu Malik dhe Ebu Salih e ky nga Ibn Abbasi, ndërsa Murrah el-Hamadani nga Ibën Mesudi dhe nga te tjerët prej Sahabëve të Profetit (salAllahu alejhi ue selem) se kanë thënë:
“Gajbi është ajo që është e fshehur për robërit. Pjesë e kësaj është Xheneti e Xhehenemi dhe lajme të tjera që përmenden në Kuran.“
3. Muhamed bin Is’hak transmeton nga Muhamed bin Ebi Muhamed e ky nga Ikrime ose nga Sad bin Xhubejr, e nga Ibën Abbasi rreth fjalës”gajb”:
“Ajo që ka ardhur prej Tij.” Domethënë, nga Allahu (Te’ala).
4. Sufjan eth-Theuri ka transmetuar nga ‘Asim e ky nga Zurr i cili ka thënë:
“Gajb është Kurani.”
5. ‘Ata bin Ebi Rebah ka thënë:
“Kushdo që beson në Allahun beson në gajb.”
6. Ismail bin Ebi Halid ka thënë:
“Ajo është e fshehura në Islam.”
Të gjitha këto pikëpamje janë të lidhur ngushtë me shprehjen “gajb”, sepse të gjitha i përkasin vetë asaj, besimi në të cilën është i obliguar.
1 El-Bekare 2:3