Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kuptimi i fjalës Selefi

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmij (v. 1429)
Përktheu: Valdet Gashi

Pyetje: Një person po pyet për kuptimin e fjalës “Selefi”, cili është kuptimi i kësaj fjale?

Përgjigje: Kjo fjalë (deklarimi) i fjalës “Selefi” është marrë nga selefët (të parët tanë të devotshëm).

Selefët janë sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Pastaj kushdo që vjen pas tyre prej tebiinëve (që është brezi që ka takuar sahabët ). Pastaj kushdo që vjen pas tyre prej dijetarëve. Kjo është ajo që kihet për qëllim me fjalën “Selefi”.

Allahu (azze ue xhel) thotë:

”Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që e pranuan besimin para nesh dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je i Butë, Mëshirëplotë!” El-Hashr, 59:10

Po ashtu Allahu thotë:

Kush i kundërvihet të dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ai ka zgjedhur (në dunja) dhe e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.” En-Nisa, 4:115

Shpërndaje: