Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr.: 17320 dhe 2/315.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kemi dëgjuar hadithin:
سيكون أمراء فتعرفون وتنكرون، فمن نابذهم فقد نجا، ومن اعتزلهم فقد سلم، ومن خالطهم فقد هلك
“Do të ketë sundimtar ku ju do ta njihni të mirën dhe të keqen prej tyre. Kushdo që i kundërshton ata është i shpëtuar. Kushdo që i braktis ata është i lirë (i pastër). Dhe kushdo që përzihet me ta është shkatërruar.”
A është ky hadith autentik? Ngase, ne kemi lexuar atë në “Sahihul-Xhami’is-Sagiir ue Zijadetuhu (të Imam Albanit i cili e saktëson hadithin (v.p.))”. Por ana sipërfaqësore e këtij hadithi na duket së është në kundërshtim me hadithet që transmetohen në Buhari, Muslim dhe tek librat e tjera; hadithe të cilat arrijnë gradën e mutauatir (të padiskutueshme se janë autentike) e që porosisin për të mos bërë kryengritje ndaj udhëheqësve. Gjithashtu, kjo është rruga e Ehlus-Sunnetit dhe pasuesve të hadithit, siç edhe e specifikon Imam Tahaviu: “Nuk duhet të bëjmë kryengritje kundër udhëheqësve dhe pushtetarëve tanë, edhe nëse ata janë shumë të padrejtë.” A e kemi ne gabim apo kemi të drejtë në atë që e themi? Ju lutem të na sqaroni të vërtetën! Dhe nëse hadithi i lartcekur është autentik, atëherë si mund t’i bashkojmë me hadithet të cilat porosisin për të mos bërë kryengritje?”
Përgjigje: “Hadithin që ju e cekët është autentik. Ky hadith, nuk vije në kundërshtim me bindjen e Ehlus-Sunnetit e cila është se: “Të jemi të dëgjueshëm dhe t’i bindemi udhëheqësve dhe pushtetarëve tanë në të mirë, të kapemi për Xhematin e myslimanëve dhe të mos bëjmë kryengritje kundër tyre edhe nëse ata janë të shumë të padrejtë deri atëherë kur ata nuk bien në mosbesim të qartë.” Ngase, qëllimi me fjalën “El-munabedhe (kundërshtim)” që është përmendur në hadith, është për qëllim: “Refuzimi me gjuhë”, siç edhe e sqarojnë këtë gjë komentuesit e hadithit.
El-Menauij në (Sherhul-Xhami’ 4/132) thotë: “Femen naabedhehum (Kushdo që i kundërshton ata)”, do të thotë: kushdo që i kundërshton ata me gjuhë, atëherë “Nexhaa (ka shpëtuar)” nga dyfytyrësia dhe lajka e tradhtia. “Ue meni-’tezelehum (kushdo që i braktis ata)”, duke i urryer me zemër, atëherë “Selime (është i lirë, është i pastër)” nga ndëshkimi i mos-refuzimit të së keqes. “Femen khaletahum (dhe kushdo që përzihet me ta)” duke pranuar dhe duke qenë i kënaqur me mëkatet dhe lëshimet e tyre,“helek (është shkatërruar)” – do të thotë se ka rënë në atë vepër e cila në ahiret atij ia sjellë shkatërrimin.”
Në Sahihun e Muslimit, kemi një hadith që aludon në këtë që e theksuam më lart (nga el-Menauij (v.p.)). Transmetohet nga Umu Seleme radijallahu anha se, profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
إنه يستعمل عليكم أمراء فتعرفون وتنكرون، فمن كره فقد برئ، ومن أنكر فقد سلم، ولكن من رضي وتابع، قالوا: يا رسول الله، ألا نقاتلهم؟ قال: لا ما صلوا
“Do tu vijnë juve udhëheqës ku ju do ta njihni të mirën dhe të keqen prej tyre. Kushdo që i kundërshton ata është i shpëtuar. Kushdo që i braktis ata është i lirë (i pastër). Mirëpo kushdo që është i kënaqur me ta dhe i pason (është shkatërruar).” Shokët e tij i thanë: “O i Dërguar i Allahut, a ta luftojmë?” Ai tha: “Jo përderisa ata falen.”
Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij.”