Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur bëhesh terrorist?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=L2NppFVX0c0

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shpesh po dëgjojmë rreth termave terrorizëm, ekstremizëm. Të gjithë flasin rreth këtyre termave. Cili është përkufizimi i vërtetë i këtyre termave? Me fjalë të tjera. Kur bëhet njeriu ekstremist dhe terrorist?

Përgjigje: Ekstremist do të thotë që njeriu të marrë rrugë të ndryshme për të cilat nuk ka dëshmi dhe argument. Terrorizëm do të thotë ti sulmosh njerëzit me goditje, ti vrasësh me pa të drejtë dhe pa argument fetar.

E vërteta është se këto ndodhin nga padituria dhe nga mungesa e urtësisë. Këta janë terroristët, të cilët i vrasin njerëzit me pa të drejtë dhe pa argument nga Sheriati.

Ata prishin sigurinë e njerëzve, shkaktojnë probleme mes tyre dhe mes shteteve të tyre. Këta janë terrorist!

Për sa i përket atij i cili thërret në të mirë dhe ndalon nga e keqja aq sa ka mundësi, kjo nuk konsiderohet terrorizëm.

Shpërndaje: