Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ligjërata: ‘Et-Tekfir bejnel-Ifrat uet-Tefrit’
Përkatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A duhet që dijetari të informojë se një individ është kafir nëse kufri i tij është i qartë, kështu që njerëzit të qëndrojnë larg nga ky person? Cilat janë kufizimet që kjo të jetë e dobishme?”
Përgjigje: “Nëse personi mbi të cilin është bërë tekfir ka një pozitë në mesin e njerëzve dhe është një shembull për ta dhe i cili thërret në doktrinën e tij, është e detyrueshme për të paralajmëruar kundër tij. Nuk duhet qëndruar i heshtur ndaj tij. Ndërsa, nëse ai mban të keqën e tij për veten e tij pa e përhapur atë, ai këshillohet dhe lihet i qetë, pasi që ai nuk shpërndan asgjë nga e keqja e tij e as nuk i vënë njerëzit në rrezik. Ai duhet të këshillohet në mënyrë që Allahu ta udhëzon atë. Këshilla duhet të jetë e fshehtë mes tij dhe këshilltarit.”