Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/11323
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A i lejohet personit që është duke e falur namazin e detyrueshëm të bëjë sexhden e leximit?
Përgjigje: Po, nëse ai është imam ose nëse falet vetëm. Nëse ai është imam në namazin që lexohet me zë dhe arrin në një ajet që urdhëron sexhden, ai bën sexhden e leximit dhe po kështu edhe ata që falen prapa tij. E njëjta gjë vlen edhe për atë që falet vetëm, nëse ai lexon me zë ose në heshtje.
Ndërsa, imami nuk duhet të bëjë sexhden e leximit në namazin ku lexohet në heshtje. Kjo i huton ata pas tij. Ata do të mendojnë se ai harroi diçka sepse ata nuk e kanë dëgjuar atë duke e lexuar atë ajet. Ata do të mendojnë se ai ka harruar diçka pas së cilës lindin komplikime. Prandaj, dijetarët thonë se është e urryer që imami të lexojë një ajet që urdhëron sexhde dhe pastaj të bëjë sexhde gjatë një namazi ku lexohet në heshtje.