Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
El-Uebil Es-Sejjib Ue Rafi-ul-Kelim Et-Tajjib, fq. 318-319
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Abdullah ibn Zubejri -radijAllahu anhu- kur dëgjonte bubullimën e ndërpriste bisedën dhe thoshte:
سُبْحَانَ الذي يُسَبِّحُ الرَّعْدُ بِحَمْدِهِ والْملائِكَةُ مِنْ خِيفَتِهِ
“Subḥanel-ledhi jusebbiḥu err-rra’du biḥamdihi uel melaaiketu min khiifetihi!”
“Pa të meta është Ai të Cilin e madhëron dhe i bën lavdi bubullima, por edhe engjëjt nga frika ndaj Tij.”
Ka’bi ka thënë:
“Ai që e thotë këtë lutje tre herë, do të shpëtojë nga ajo bubullimë.”
Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas Albani në Sahih-ul-Kelim Et-Tajib (129).