Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)
Burimi: Et-Tekhuifu minen Nar, fq. 52-54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Tranemseton Imam Ahmedi me zinxhir i cili duhet të kihet kujdes nga Ja’la Ibn Umej-jeh nga profeti صلى الله عليه وسلم i cili ka thënë:
“Deti është xhehenemi.”
Ja’la ka thënë: “A nuk e sheh se Allahu i Lartësuar ka thënë:
إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا
“Ne kemi përgatitur për kufarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata.” 1
Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Ja’las! Unë nuk do të hyjë në të përderisa të mos qëndroj para Allahut të Lartësuar, dhe as edhe një prej pikave të saj nuk do të më prekë mua përderisa të mos ta takoj Allahun e Lartësuar.
Nëse ky hadith është autentik, kjo do të thotë se detrat do të mblidhen në Ditën e Gjykimit dhe të bëhen një det i vetëm, më pas do të ndizet dhe do të bëhet zjarr dhe në fund do t`i bashkohet zjarrit të xhehenemit.
Disa prej Selefëve e kanë komentuar fjalën e Allahut të Lartësuar ku ka thënë:
وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ
“Dhe kur detet të ndizen dhe të bëhen zjarr.” 2
Mubarak Ibn Fadl transmetoi nga Kethir Ebu Muhamed e ky nga Ibn Abasi, i cili ka thënë:
“Detet do të ndizen, që don të thotë, do të bëhen zjarr.”
Ibn Ebi Dunja dhe Ibn Ebi Hatim transmetuan nga Muxhahid, ky nga Esh-Sha’bi e ky nga Ibn Abbasi, i cili tha në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar:
وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌ بِالْكَافِرِينَ
“Xhehenemi gjithsesi i përfshin kufarët nga të gjitha anët.” 3
“Ky do të jetë deti pasiqë planetet do të copëtohen dhe dielli dhe hëna do të mbështillen. Ky pra është xhehenemi .“
Ibn Xherir transmeton me sened (zinxhirin e transmetimit) të tij nga Sa’id Ibnul Musej-jib e ky nga Aliu i cili e pyeti një çifut se ku gjendet xhehennemi. Çifuti u përgjigj dhe tha: “Në det.”
Aliu i tha: “Ai ka thënë të vërtetën. Allahu i Lartësuar thotë:
وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ
“Dhe kur detet të ndizen dhe të bëhen zjarr.” 4
Ebu Nu’ajm transmeton me sened (zinxhirin e transmetimit) të tij nga Kabi i cili tha në lidhje me fjalën e Allahut:
يَوْمَ تُبَدَّلُ الأَرْضُ غَيْرَ الأَرْضِ وَالسَّمَاوَاتُ
“Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej).” 5
“Qiejt do të shndërrohen në kopshte ndërsa toka do të shndërrohet dhe pastaj do të zëvendësohen oqeanet me zjarr.”
1 El Kehf 18:28
2 Et Tekuir 81:6
3 Teube 9:49
4 Et Tekuir 81:6
5 Ibrahim 14:48