Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur dhe si bëhet suxhud-us-sehu?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur bëhet suxhud-us-sehu (2 sexhdet e harresës) kur dyshojmë në namaz se sa rekate i kemi falur?

Përgjigje: Suxhud-us-sehu (2 sexhdet e harresës) bëhet në 3 raste.

1.Kur shton diçka në namaz nga harresa.

2.Kur le mangut diçka në namaz nga harresa.

3.Apo nëse dyshon në namaz, a ka shtuar apo ka lënë mangut diçka në namaz, a e ka falur një rekat apo jo, në rast se dyshon ai duhet të veprojë sipas asaj që është i bindur, nëse dyshon se a i ka falur 3 apo 4 rekate, konsideron se ka falur 3 rekate, pastaj e fal rekatin e 4 dhe bënë suxhud-us-sehu (2 sexhdet e harresës), kështu veprohet kur dyshojmë se sa rekate kemi falur.

Bërja suxhud-us-sehu (2 sexhdet e harresës) pavarësisht se a bëhet për shkak se kemi shtuar apo kemi lënë mangut diçka, apo për shkak të dyshimit, lejohet të bëhet para apo pas bërjes teslim.

Por më së miri është që nëse harron diçka në namaz të bësh suxhud-us-sehu para bërjes teslim.

Nëse shton diçka nga harresa atëherë bënë suxhud-us-sehu pas bërjes teslim, të vepruarit kështu është më së miri, po ashtu bërja suxhud-us-sehu për shkak të dyshimit bëhet pas bërjes teslim. Po!

Shpërndaje: