Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15419
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kur janë radhitur suret në Kuran; dhe a kishin sahabët të bëjnë me këtë?”
Përgjigje: ”Kjo ndodhi kur ata e mblodhën mus´hafin në kohën e Uthman bin Afanit (radijAllahu anhu). Ata radhitën suret sipas Ixhtihadit të tyre – siç është mendimi më i njohur. Dhe ka disa në mesin e atyre që thonë se radhitjet e sureve janë bërë në bazë të shpalljes, por shumica e dijetarëve besojnë se kjo u bë sipas Ixhtihadit të tyre (radijAllahu anhum).”