Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (23)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tafsirayat-12-07-1435-01_0.mp3
Përkthe: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë duhet bërë njerëzit e rëndomtë nëse një dijetar thotë se një person është bidatçi, ndërsa një tjerët thonë se ai është nga Ehl-us-Sunneti? A duhet ai që ta zbatojë rregullin e kritikës dhe lavdërimit (Xherhit dhe Ta’dilit)?
Përgjigje: Kritika dhe lavdërimi (Xherh e Ta’dil) duhet të praktikohet nga Muhadithët (dijetarët e hadithit), jo nga ju. Të folurit për njerëz dhe klasifikimi i tyre në të mirë dhe të këqij janë bartje fjalësh dhe përgojim (gibet). Kjo nuk është kritikë dhe lavdërim. Kritika dhe lavdërimi ka të bëjë me dijen lidhur me gjendjen e transmetuesve (të haditheve). Kjo duhet të praktikohet nga Muhadithët dhe jo nga secili.
Tebdi bëhet mbi personin që praktikon bidatin apo shpik bidate. Ai që shpik bidate apo praktikon bidatin pa e shpikur atë vetë është bidatçi:
”Ai që shpik diçka në çështjen (fenë) tonë që nuk i përket asaj, ajo i refuzohet.”
Në një tjetër formulim thuhet:
”Ai që kryen një veprim që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, ajo i refuzohet.” 1
Kjo do të thotë edhe në qoftë se nuk është ai që e ka shpikur vetë atë.
1 Bukhari (2697) dhe Muslimi (1718).