Alameh Abdul-Muhsin el-Abbad
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cila është përgjigja më e saktë për atë që të thotë:
جزاك الله خيرا
”Xhezak Allahu khajren / Allahu të shpërbleftë me të mira.”
Që t’i thuhet: “Edhe ty gjithashtu”?
Përgjigje: Nuk ka të keqe në këtë. D.m.th. që t’i thuash:
“Ue ijjeke (Edhe ty)!”
“Ue ke dhelike xhezak Allahu khajren (Gjithashtu edhe ty, Allahu të shpërbleftë me të mira)!”
“Ue ijjek (Edhe ty Allahu të shpërbleftë me të mira)!”
Edhe thënia:
“Ue ente xhezak Allahu khajren (Dhe ty Allahu të shpërbleftë me të mira)!”
Këto janë thënie të sakta, nuk ka të keqe në to, ose që t’i thuash:
“Ue ente ke dhelik (Edhe ty gjithashtu)!”