Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur bëhet nijeti për agjërim?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fataua Sijam

 www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 3: Kur duhet agjëruesi ta bëjë nijetin për agjërim?

Përgjigje:  Nijeti për agjërimin e detyrueshëm duhet të bëhet para agimit të dytë.

Ndërsa nijeti për agjërimin nafile mund të bëhet në çdo kohë edhe pas lindjes së diellit me kusht që agjëruesi më parë të mos ketë ngrënë ose pirë. Në këtë rast agjërimi i tij është i saktë.

Shpërndaje: