Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse ndonjëri prej të afërmëve të mi mëkaton haptazi dhe nëse bojkotimi nuk i bën dobi, a bëjë mëkat unë nëse e bojkotojë atë pasi ta kem këshilluar dhe t´i kem sqaruar dëmin e veprimeve të tij?
Përgjigje: Në qoftë se bojkoti ndikon tek ai dhe pendohet tek Allahu, atëherë është e detyrueshme ta bojkotosh atë. Sepse bojkotimi shpie në braktisjen e mëkateve. Por në qoftë se bojkoti nuk ndikon, e ndoshta personi bëhet edhe më i keq, nuk duhet ta bojkotosh atë. Këshilloje atë dhe mos humbë shpresën për udhëzimin e tij. Këshilloje herë pas here dhe mos e bojkoto. Sepse bojkotimi do ta bën atë edhe më të keq.