Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Tuhfetul-Ikhuan, fq. 163-164
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si duhet të agjërojnë njerëzit nëse hëna e re shihet në kohë të ndryshme nga vende të ndryshme? A janë njerëzit në tokat e largëta si SHBA dhe Australia të detyruar të agjërojnë sipas shikimit të hënës së re që është pa më herët në Arabisë Saudite?
Përgjigje: Mendimi i saktë është që të merret në konsideratë shikimi i hënës së re pa marrë parasysh dallimet e shikimit të hënës. Profeti ﷺ urdhëroi që të pasohet shikimi i hënës pa e detajuar atë.
Ai ﷺ tha:
”Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë, e nëse keni pengesë nga retë atëherë plotësoni muajin Sha’ban tridhjetë ditë.” (Bukhari dhe Muslim).
Ai ﷺ gjithashtu ka thënë:
“Mos agjëroni derisa ta shihni hënën e re. Mos e ndërprisni agjërimin derisa ta shihni hënën e re, e nëse hëna fshihet (pas reve) atëherë përcaktojeni1.”
Hadithe me kuptim të ngjashëm janë të shumta.
Ai ﷺ nuk përmendi vendet e ndryshme në të cilat hëna e re dallon në kohë edhe pse ai ishte i vetëdijshëm për këtë çështje.
1 Përkthyesi: Rreth fjalës “përcaktojeni” ka dy mendime, mendimi imam Ahmedit është se do të thotë përckatojeni duke llogaritur pozitat e hënës. Kurse shumica e dijetarëve thonë se me fjalën “përcaktojeni” ka për qëllim plotësojeni numrin e muajit Sha’ban 30 ditë.