Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (1 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa dijetarë argumentohen me fjalët e Allahut -xhela ue ala-:
”Kur arriti tek pusi i Medjenit, ndeshi rreth tij shumë njerëz që u jepnin ujë kafshëve. Përveç tyre, ai vuri re dy vasha që po mbanin kafshët e veta. Ai tha: “Si e keni hallin ju?” Ato thanë: ‘Ne nuk u japim ujë, pa u larguar barinjtë. Babai ynë është shumë plak’.”El-Kasa, 28:23
Dhe:
”Njëra nga ato të dyja tha: ‘O babai im, merre këtë njeri në shërbim! Sigurisht që njerëzit e fortë dhe të besueshëm janë më të mirët, që dikush mund të marrë në shërbim.” El-Kasas, 28:26
se gruas nuk i lejohet që të del jashtë në qoftë se ajo nuk ka ndonjë nevojë. A është ky argumentim i saktë?
Përgjigje: Po, ky argumentim është i saktë edhe pse mund të duket pak i rëndë ajeti për t’u kuptuar në fillim. Islami jep mjaft argumente të qarta dhe të mjaftueshme për këtë çështje.
Allahu -te ala- ka thënë:
”Qëndroni në shtëpitë tuaja!” El-Ahzab, 33:33
Sunneti sqaron se është më mirë për gruan që të qëndrojë në shtëpi.
“Megjithatë, shtëpitë e tyre janë më të mira për to.“
Transmeton Bukhari (900), Ebu Daudi (567).
Hadithi i plotë është: “Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamitë e Allahut. Megjithatë, shtëpitë e tyre janë më të mira për to.”
Transmeton Bukhari (900), Ebu Daudi (567).