Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaul-Babil-Meftuh, (62 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ka nga ata që thonë se të flasësh kundër sunduesve në publik është nga metodologjia e Selefëve. Këtë gjë ata e argumentojnë me ngjarjen e Ebu Seid el-Hudrij, kur ai e kishte këshilluar Marvan bin Hakemin në lidhje me mbajtjen e hutbes para namazit të Bajramit dhe (gjithashtu marrin për argument) fjalën e Profetit salAllahu alejhi ue selem për sundimtarët e padrejtë: “…kushdo që i kundërshton ata, do të shpëtojë” dhe “Më i miri prej dëshmorëve është ai i cili qëndron pranë udhëheqësit të padrejtë, duke e urdhëruar atë që të veprojë drejtë dhe t’i largohet së keqes, por udhëheqësi e mbyt atë.” A është kjo e vërtetë dhe si mund të kombinohen këto thënie autentike me thënien tjetër të Profetit salallahu alejhi ue selem: ‘Kush e këshillon sunduesin, ai duhet ta bëjë këtë fshehurazi dhe jo publikisht’?”
Ne dëshirojmë që kjo çështje të sqarohet në mënyrë të detajuar, pasi që shumë të rinj janë injorantë në lidhje me gjykimin e saktë në këtë çështje dhe veçanërisht duke e ditur se ka thirrës të cilët thonë se të këshilluarit e udhëheqësve publikisht është prej metodologjisë së Selefëve. Kjo bën që të rinjtë të besojnë se mos këshillimi ndaj udhëheqësve publikisht është argument për bërjen lajka në fe, gjë që nuk është e lejuar. Pasi që vet çështja është e rrezikshme, ne kërkojmë nga ju sqarim! Allahu iu shpërbleftë me të mira!”
Përgjigje: “Pyetja është e rëndësishme, ndërsa përgjigja është edhe më e rëndësishme. Nuk ka dyshim se është e detyrueshme të flasin (këshillojnë) ndaj gjërave të këqija të gjithë ata të cilët janë në gjendje ta bëjnë këtë. Allahu Tebarake ue Te’ala ka thënë:
وَلْتَكُن مِّنكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ وَلاَ تَكُونُواْ كَالَّذِينَ تَفَرَّقُواْ وَاخْتَلَفُواْ مِن بَعْدِ مَا جَاءهُمُ الْبَيِّنَاتُ وَأُوْلَـئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ
”Le të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e mirë, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit. E mos u bëni sikurse ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën ardhur argumentet. Dhe mu për ata do të ketë dënim të madh.” 3:104-105
Pjesëza ‘le’ në fjalinë “le të jetë”, është urdhër. Pos kësaj, Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Ose do të urdhëroni për të mirën, të ndaloni nga e keqja, ta kapni për dore keqbërësin dhe ta riktheni në të vërtetën, ose përndryshe Allahu do t’ua kthejë zemrat kundër njëri-tjetrit dhe do t’u mallkojë ashtu siç i mallkoi ata para jush.”
Ahmed (1 / 391), Ebu Davudi (4336) dhe et-Tirmidhi (3048). Kjo nënkupton: ashtu siç i mallkoi bijtë e Israilit, për të cilët Allahu ka thënë:
لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِن بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَى لِسَانِ دَاوُودَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ذَلِكَ بِمَا عَصَوا وَّكَانُواْ يَعْتَدُونَ كَانُواْ لاَ يَتَنَاهَوْنَ عَن مُّنكَرٍ فَعَلُوهُ
“Ata që mohuan të vërtetën nga Bijtë e Israilit, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, birit të Merjemes. Kjo, sepse ata nuk u bindën dhe gjithnjë i tejkalonin kufijtë. Ata nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin.” 5:78-79
Megjithatë, ne duhet të dimë se urdhrat e bazuara në Sheriat në çështje të tilla si kjo, kanë situata të ndryshme, prandaj duhet vepruar me urtësi (dituri të mirëfilltë). Në qoftë se shohim se të këshilluarit publikisht e zhdukë të keqen e caktuar dhe nga kjo vijnë vetëm gjëra pozitive, atëherë duhet të flasim në publik. E në qoftë se shohim se të këshilluarit në publik nuk e largon të keqen… Pra, në qoftë se ne shohim se të këshilluarit publikisht e zhdukë të keqen e caktuar dhe nga kjo vijnë vetëm gjëra pozitive, atëherë urtësia është që ta këshillojmë atë publikisht. Në qoftë se shohim se të këshilluarit në publik nuk e largon të keqen dhe nuk e përmirëson situatën, përkundrazi, kjo bën që edhe më shumë sunduesi t’i shtyp ata të cilët flasin publikisht dhe ata të drejtët, në këtë rast e mira është që të këshillohet fshehurazi. Në këtë mënyrë kombinohen argumentet.
Argumentet që kanë të bëjnë me të këshilluarit në publik, vijnë në shprehje atëherë kur ne jemi të bindur se kjo mënyrë do sjellë vetëm rezultat pozitiv dhe do ta zhdukë të keqen në fjalë. Ndërsa, argumentet të cilat kanë të bëjnë me të këshilluarit fshehurazi, vijnë në shprehje nëse këshillimi publikisht shkakton gjëra negative dhe nuk mund të sjellë asgjë të mirë. Ata që kanë devijuar nga ky ummet, kanë devijuar për shkak se kanë marrë një pjesë të argumenteve dhe kanë lënë anash pjesën tjetër. Pa marrë parasysh nëse kjo ka të bëjë me çështje të besimit (akides), me marrëdhëniet ndaj sundimtarit apo me marrëdhëniet me njerëzit tjerë.”