Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (80 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
A i lejohet burrit që ta ndalojë gruan që të del jashtë shtëpisë? Po, i lejohet.
Ai i lejohet atij që ta ndalojnë atë që të vizitojë prindërit e saj? Jo. Përjashtimi i vetëm është nëse ai ka frikë se nëna e gruas do ta mbrapshtojë bijën. Ka nëna që mbrapshtojnë bijat e tyre për bashkëshortët e tyre, që u thonë për shembull se ata nuk po i furnizojnë ato, nuk po u blejnë bizhuteri, nuk po i dërgojnë ato në pushime verore, nuk po u blejnë makina, dhe gjëra të ngjashme. Ajo del nga shtëpia e butë si gjalpë dhe kthehet në shtëpi e ngurtë si guri, sepse nëna ia ka mbushur zemrën e saj. Është e çuditshme se ato e bëjnë këtë nga xhelozia se burri i vajzës së saj e do atë. Ajo duhet të falënderojë Allahun se ajo është një bijë e dashur. Kjo është diçka që nga e cila të gjithë përfitojnë.