“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kur duhet të bëhet lutja e iftarit? – El-Uasabi

Alameh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Uasabi

Burimi: http://olamayemen.com/index.php?article_id=9650

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Prej lutjeve të rekomanduara në lidhje me iftarin, është:

“Është larguar etja, venat janë lagur dhe u realizua shpërblimi nëse do Allahu.” [1]

Kam dëgjuar se këtë lutje duhet thënë vetëm nëse ke qenë i etur, përndryshe kjo i bije të jetë gënjeshtër. A është e vërtetë kjo?

Përgjigje: Me sa duket lutja është e përgjithshme pavarësisht nëse ke qenë i etur apo jo. Është e rekomanduar për agjëruesin që ta thotë këtë lutje kur ai të ketë bërë iftar. Pra, pasi muslimani të ketë agjëruar nga agimi deri në perëndimin e diellit dhe ka bërë iftar, atëherë ai thotë:

“Është larguar etja, venat janë lagur dhe u realizua shpërblimi nëse do Allahu.”[1]

Ky hadith është transmetuar nga Ebu Daudi në “Es-Sunnen” nga Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhu) me një zinxhir të mirë të transmetuesve. Kjo vepër është sunnet dhe hadith duhet të praktikohet.


[1] Ebu Daudi (2357), el-Bejhaki në ”es-Sunnen el-Kubra” (4/239) dhe në ”es-Sunnen es-Sughra” (1390) dhe Darakutni (240). I mirë sipas Albanit në ”Irua’-ul-Ghalil”.

Shpërndaje: