Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: El-Mugni (1/278)
Dar’alam-il-Kutub, 1419/1999
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kur duhet të pastrohet një grua me menstruacione nëse ajo është seksualisht e ndotur?
Nëse gruaja me menstruacione është seksualisht e papastër, ajo nuk është e obliguar për të lahet (të bëjë gusël) derisa t’i mbarojë periudha e saj. Është thënë nga Ahmedi dhe është ky është po ashtu mendimi i Is’hakut se larja në këtë gjendje është e kotë. Por në qoftë se ajo lahet sepse është e papastër seksualisht gjatë periudhës së saj, pastrimi i saj konsiderohet i vlefshme dhe i saktë.
Përveç kësaj, ajo nuk konsiderohet të jetë seksualisht e papastër më. Kjo është thënë nga Ahmedi. Ai ka thënë:”Papastërtia e saj seksuale (xhenebeh) pakësohet në krahasim me periudhën e saj e cila vazhdon derisa ti ndalet gjaku. Unë nuk di dikë tjetër përveç atyre të ketë thënë se ajo nuk duhet të lahet. Ai tha se menstruacionet janë më të mëdha.Pastaj ai e riktheu këtë mendim dhe tha se ajo duhet të lahet. Vetëm sepse ka dy papastërti, kjo nuk do të thotë që nuk mund të hiqet njëra prej tyre. Një shembull është të pastruarit për shkak të një papastërtie më të vogël.