“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kur thuhet es-salatu khajrun minen-neum? (3)

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al Esh-Shejkh
Burimi: http://mufti.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në cilin ezan të sabahut thuhet fjalia “es-salatu khajrun minen-neum (namazi është më i mirë se gjumi)”, në të parin apo në të dytin? Ju lutemi ta sqaroni me argumente. Allahu ta shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Më e mira është që kjo thënie të thuhet në ezanin e dytë, i cili thirret kur hyn koha e namazit të sabahut. Kjo për shkak se me ”namaz” këtu nënkuptohet namazi farz, të cilin kemi obligim ta falim që në agimin e hershëm. Prandaj më e përshtatshme është që kjo thënie të thuhet në ezanin e dytë.

Ndër argumentet për këtë është transmetimi nga Aishah -radijallahu anha- në Sahihun e Buhariut:

“Kur profeti ﷺ e dëgjonte thënien ‘es-salatu khajrun minen-neum’ në ezanin e sabahut, falte dy rekate para namazit të sabahut dhe pastaj dilte që t’u printe njerëzve në namaz.”

Andaj kjo është argument që kjo thënie thuhet në ezanin e dytë, domethënë pas agimit; , dhe shërben si thirrje për faljen e namazit farz. Sa i përket namazit të natës, atëherë ndonjëherë mund të ndodhë që gjumi të jetë më i dobishëm sesa falja e namazit të natës, veçanërisht nëse kjo i shkakton personit vështirësi për t’u zgjuar. Kjo për shkak se ai ka nevojë të flejë gjatë natës për të qenë në gjendje të zgjohet dhe të falë namazin farz të sabahut në kohën e tij.

Prandaj thënia “es-salatu khajrun minen-neum” duhet të thuhet në ezanin e dytë, i cili thirret pas hyrjes së agimit; kjo është më e saktë.

Shpërndaje: