Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur duhet të zgjojmë fëmijën për namaz?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (27)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kur bëhet obligim për prindin që të zgjojë fëmijën, djalë apo vajzë, për namaz?”

Përgjigje: ”Mosha në të cilën fëmija duhet të zgjohet për namaz, Profeti (sal Allahualejhi ue selem) ka caktuar një afat të qartë për të. Ai ka thënë:
 
Urdhëroni fëmijët tuaj të falen kur ata janë shtatë vjet.
 
 Kjo përfshin fëmijët kur ata janë në gjumë dhe zgjuar. Fëmija duhet të urdhërohet për namaz, edhe nëse është duke fjetur. Përjashtimi i vetëm është nëse ajo do ta dëmtonte fëmijën. Tek e fundit fëmija nuk është përgjegjës për veprimet e tij.”

 

Shpërndaje: