Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi i namazit të imamit të xhamisë i cili nuk thotë: ”Allahu Ekber” derisa të ketë rënë në ruku plotësisht,
dhe nuk thotë: ”Semi Allahu limen hamideh” derisa të jetë ngritur plotësisht në këmbë, dhe nuk thotë: ”Allahu Ekber” derisa të vendosë ballin në tokë, dhe cili është gjykimi i faljes pas tij?
Përgjigje: Këto janë tekbiret që thuhen gjatë lëvizjes nga pozicioni në një pozicion tjetër, ato thuhen gjatë lëvizjes nga pozicioni në një pozicion tjetër, dhe nuk duhet vonuar derisa të jetë ngritur plotësisht në këmbë ose derisa të bjerë në sexhde, ose derisa të bjerë në ruku, por i thotë kur është duke shkuar në sexhde, kur është duke shkuar në ruku ose kur është duke u ngritur në këmbë sepse kjo është koha e lëvizjes nga një pozicion në një pozicion tjetër.
Dhe nga sunneti është që t’i thotë ato ndërmjet dy pozicioneve, nuk duhet të vonohet derisa të hyjë në pozicionin vijues.
Ky veprim është kundërshtim i sunnetit por namazi i tij është i vlefshëm sepse të pakët janë ata që shpetojnë nga kjo gjë për shkak të injorancës lidhur me këto çështje.