Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur duhet vajza të fillojë agjërimin?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: El-Munteka (3/132)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur isha katërmbëdhjetë vjeçare më erdhën për herë të parë menstruacionet. Atë vit unë nuk agjërova Ramazanin si rezultat i injorancës që kisha unë dhe familja ime. Ne ishim larg dijetarëve dhe nuk dinim asgjë. Megjithatë, agjërova kur i mbusha pesëmbëdhjetë vjet. Kam dëgjuar disa dijetarë duke thënë se në qoftë se një femre i vijnë menstruacionet ajo obligohet të agjërojë edhe pse ajo nuk është e pjekur sa duhet. Ne shpresojmë që ju mund ta sqaroni këtë çështje.

Përgjigje: Pyetësja femër nuk ka mëkatuar sepse ajo braktisi agjërimin për shkak të injorancës. Personi injorant nuk mëkaton. Por kur ajo mëson se ajo ka qenë e obliguar të agjërojë, ajo duhet ta kompensojë atë muaj që nuk e ka agjëruar pasi që i kanë ardhur menstruacionet. Kur një grua arrin moshën e pjekurisë, i bëhet i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit. Femra arrin moshën e pjekurisë me shfaqjen e ndonjë nga këto katër gjëra:

1. Mbushja pesëmbëdhjetë vjet.

2. Dalja e qimeve përreth organit gjenital.

3. Kur ejakulon.

4. Shfaqja e menstruacioneve.

Nëse tek femra gjendet njëra nga këto katër gjëra ajo ka arritur moshën madhore dhe është bërë përgjegjëse për veprat e saj. Në këtë fazë kryerja e adhurimeve bëhet e obligueshme për të ashtu siç është e obligueshme për të rriturit e tjerë.

Shpërndaje: