Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur e braktis namazin gruaja me gjakderdhje?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Dhil-Xhelal uel-Ikram (1/649)

 www.perlatmuslimane.com

”Ka qenë një grua që kishte gjakderdhje të rënda (Istihadah) dhe për këtë shkak ajo braktisi faljen e namazit. Profeti nuk e urdhëroi atë që t’i përsëris namazet e humbura sepse ajo u bazua në atë që është bazë. E kjo është se gjaku i tillë në bazë është gjak-menstrual dhe gruaja me periudhën e menstruacioneve, nuk falet. Megjithatë, në qoftë se femra mbështetet në supozime apo pakujdesi (se a është ky gjak menstrual apo jo), e jo në parimet e fesë, atëherë bëhet e detyrueshme për të që t’i kompensoj namazet e braktisura.”

Shpërndaje: