“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kur Ebu Hanife u rrah dhe u burgos

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatuslimane.com

Dhe Ebu Hanife u sprovua, Allahu e mëshiroftë, iu ofrua të bëhej gjykatës por ai refuzoi dhe si pasojë e kësaj u rrah dhe u burgos. Dhe një histori e çuditshme ndodhi kur u urdhërua që ta çonin në burg.

Edh-Dhehebi ka thënë: ”Është përmendur se Ebu Xha’feri e dërgoi Ebu Hanifen te polici që ishte përgjegjësi i policisë për ta burgosur atë.

Përgjegjësi i policisë i tha: ”O shejkh!”

Përgjegjësi i policisë kërkoi prej tij fetva dhe i tha:

“Në të vërtetë prijësi i besimtarëve dërgon tek unë një burrë dhe urdhëron: mbyte, ose preja (p.sh. një dorë ose një këmbë), ose rrahe. Udhëheqësi i besimtarëve dërgon tek unë një burrë dhe thotë mbyte ose preja p.sh. një dorë ose një këmbë, ose rrahe. Ndërsa unë nuk e di çfarë ka vepruar ky person. Unë nuk e di pse e kanë dërguar tek unë. Pra çfarë duhet të bëj?”

Ebu Hanife i tha: ”Për çfarë të urdhëron prijësi i besimtarëve për diçka të detyruar apo diçka jo të nevojshme?”

A të urdhëron prijësi i besimtarëve për diçka të detyruar dhe e cila është vërtetuar tek ai apo tek gjykatësi apo jo?

Përgjegjësi i policisë tha: ”Përkundrazi, për diçka të detyruar.”

Ebu Hanife tha: ”Atëherë zbato atë me të cilën je obliguar, nxito për të zbatuar atë me të cilën je obliguar.”

Subhan-Allah. Prijësi i besimtarëve, kalifi, pasi e rrahu, e dërgoi tek përgjegjësi i policisë që ta burgos. Pastaj përgjegjësi i policisë i kërkon fetva Ebu Hanifes lidhur me këtë çështje.

Ebu Hanife nuk tha: ”Prijësi është zullumqar dhe i urryer që ka marrë nën  kontroll qafat e muslimanëve. Ai iu referua atij me titullin e tij:

”Prijësi i besimtarëve”.

”Për çfarë të urdhëron prijësi i besimtarëve për diçka të detyruar apo diçka jo të nevojshme?”

Kur përgjegjësi i policisë tha: ”Për diçka të detyruar.”

Ebu Hanife nuk tha: ”Mos vepro këtë dhe silluni mirë me ata që i  burgosni.”

Ai tha: ”Atëherë nxito për të zbatuar atë me të cilën je obliguar.”

Vini re, vëllezër, (ai e thotë këtë) ndërsa është duke u futur në burg por këta njerëz janë të zhveshur nga epshet (d.m.th nuk i japin përparësi epsheve të tyre), ata nuk ndoqën epshet e tyre, as nuk posedonin hizbijeh, zemrat e tyre nuk përmbanin të kotën dhe devijime.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram