Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur pranohet lutja në ditën e xhuma? Ahmedi (1)

Is’hak bin Mensur el-Kausaxh

Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmad bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah (1/223-226)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

524 – Kur është momenti i dëshiruar gjatë së xhumasë (koha kur pranohet lutja)?

Ahmed bin Hanbeli tha:

Shumica e haditheve thonë se ajo është pas ikindisë.

Is’hak bin Rahojah tha:

Pas ikindisë. Unë nuk dyshoj aspak në këtë. Unë shpresoj se kjo është kur dielli të perëndoj.

Shpërndaje: